Edhe Thaçi sulmon Haradinajn: Po aktron për pikë në politikë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte treguar për prapaskenat e takimeve në Berlin, dhe për presionin e madh që ia kishin bërë presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të hequr taksën.

Megjithatë këto deklarime, Thaçi po i quan përpjekje për të fituar poena politikë, duke thënë se në Berlin nuk ka pasur kurrfarë presionin për ta heq taksën.

“Asnjë presion nuk kam pasur në Berlin, asnjë takim për heqjen e taksës. Të gjitha kanë qenë improvizime, aktruese për poenë politikë. Askush nuk ka pasur ndonjë presion”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Kreu i shtetit ndër të tejra ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që të hiqet një vendim i tillë, duke potencuar se e ka mbështetur atë edhe kur është propozuar nga Enver Hoxhaj për 10 për qind, dhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, prej 100 për qind.

E për ta demantuar Haradinajn, lidhur me ato deklarime, zyra e presidencës dje u ka shpërndarë mediave dy fjalime të Thaçit në Berlin.

Në fjalimin e parë që ka mbajtur Thaçi, ka theksuar se vendosja e taksës ndaj Serbisë, ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë.

“Së pari, Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës për prodhimet serbe të vendosur nga Kosova. Ky veprim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin kryesor udhëheqës të dialogut i cili është respektuar që nga viti 2011, që nënkupton se dialogu është i pakushtëzuar.Vendosja e taksës ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe legjitim si reagim ndaj shkeljeve të përsëritura e të dokumentuara të CEFTA-s nga ana e Serbisë. Si i tillë, ai mbetet në fuqi”, shkruhet në fjalimin e parë që zyra e presidencës u ka dërguar mediave në Kosovë.

Ndërkohë në fjalimin e dytë, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut, Thaçi ka cekur faktin se ai nuk mund të kushtëzohet nga Serbia me heqje të taksës.

“Dialogu i filluar në vitin 2011, përkundër rezultateve të prekshme, tani është i bllokuar nga Serbia, e cila e ka kushtëzuar vazhdimin e tij me heqjen e taksës.Kushtëzimi i dialogut nuk ka guxuar të ndodhë në asnjë rrethanë, sepse dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë.Ky ka qenë parimi udhëheqës i pashkruar që nga fillimi i këtij procesi”, citohet të ketë thënë Hashim Thaçi.
Shtuar më 02/05/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori