Edhe tetë persona të prekur me koronavirus në Kosovë, arrin në 79 numri i të infektuarve
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben
Vitia ka thënë se tetë persona kanë
rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve.
Vitia përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë
rezultuar pozitiv.
Megjithatë
Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV.
“Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e
Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan
Vitia.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 18:03