Edhe Stefanovic ka paralajmëruar se të hënën nis dialogu
Borislav Stefanoviq
Edhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Serbinë, Borislav Stefanovic, ka paralajmëruar të mërkurën mbrëma se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel dhe se një prej temave do të jenë edhe vendkalimet kufitare.

Në një prononcim për mediat në Serbi, transmeton Rel, Stefanovic ka thënë se në bisedimet që ai ka zhvilluar me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, nëpërmjet një video konference nuk është arritur zgjidhje për vendkalimet, por se bisedimet midis tyre do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje. Është shumë e vështirë. Serbia nuk mund të detyrohet që vendkalimet administrative t’i trajtojë si kufi shtetëror”, ka thënë Stefanovic, i pyetur të komentojë deklaratat e Prishtinës se me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, Serbia do të njohë kufirin shtetëror të Kosovës.
Shtuar më 17/11/2011, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori