GJKKO “vulos” fatin e Jeton Lamit, bashkëpunëtorit të Ervis Martinajt

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj efektivit, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

Ish-oficeri i operacionales, Jeton Lami ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, ndërkohë që vazhdon të mbetet mister fati i Ervis Martinajt.

Të pranishëm në seancën e sotme kanë qenë edhe familjarë të Lamit.

Jeton Lami pak ditë më parë është transferuar nga burgu i Shën-Kollit në burgun 313 në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas hetimeve Lami shoqëroi Ervis Martinajn 2 ditë para zhdukjes së tij duke e transportuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.

28-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para efektivëve të policisë.

Jeton Lami me banim në Kamëz më herët kishte punuar edhe në komisariatin nr 2 në Tiranë para se të transferohej në sektorin e FAST, njësisë speciale për kapjen e personave në kërkim.

Lami cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt./albeu.com/