Edhe Skëndërbeu të jetë kandidat për kryeparlamentar nuk do të zgjidhej
Pëlqej
Anëtari i Këshllit Drejtues të PDK-së, Halit Krasniqi është shprehur se duhet një bashkëpunim mes dy partive të mëdha politike që të mund të zgjidhet kryeparlamentari.

Sipas Krasniqit, nëse nuk ka marrëveshje politike, më datë 2 tetor Kosova nuk do ta këte kryeparlamentarin, edhe sikur për këtë post të garonte edhe Skëndërbeu, Adem Jashari apo Ismail Qemali, transmeton Express.

"Nëse para mbledhjes së Kuvendit, nuk bëjnë marrëveshje dy kryetarët e dy subjeteve më të mëdha, për ndarjen e përgjegjësive, në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës,edhe Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në emër të PDK-së, nuk do ta votojnë; edhe Ismail Qemajlin në emër të PDK-së, nuk do ta votojnë; në emër të PDK-së edhe Adem Jashari, me gjithë madhështinë e tij- nuk do të votohet. Gjithashtu, këto personalitete edhe kandidatë të Bllokut po të zgjedhen-me këto procedura në fuqi, Kushtetuesja do të detyrohet ta quaj veprim kundërkushtetues”, ka shkruar Halit Krasniqi./albeu.com/


Shtuar më 28/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori