Edhe Shpendi si politikanët e vjetër, blen votat e asambleistëve që tradhëtuan LDK-në?
Pëlqej
Ndonëse Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kishte marrë vendim që mos ta votojë Mimoza Sylejmanin, kandidate për Komitet të Aksionarëve në Pallatin e Rinisë, ndryshe ndodhi me disa prej tyre.

Në listën e votave, të siguruar nga Indeksonline, shihen emrat e tre asamblistëve të LDK-së që tradhtuan vendimin e subjektit të tyre duke favorizuar anëtaren e Partisë Social Demokrate.

Ishte shefi i Grupit Parlamentar të partisë së Isa Mustafës, Halim Halimi si dhe dy asamblistët; Haki Dragusha dhe Mustafë Krasniqi, ata të cilët miratuan propozimin e kryetarit, Shpend Ahmeti, për ta quar anëtaren e partisë së këtij të fundit në këtë komitetin e Pallatit të Rinisë.

“Votimi i asamblistëve të LDK-së erdhi për shkak të interesave të ngushta të tyre me kryetarin Shpend Ahmeti për ndarjen e bordit të drejtorëve në Pallatin e Rinisë. Këta tre votuan për Mimozën pasi ajo u ka premtuar pozita në Bord për familjarët e tyre”, ka thënë një burim.

Ndryshe, para disa muajsh, Kuvendi i Kosovës votoi me shumicë votash propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës që Pallati i Rinisë të jetë tërësisht në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Këtij lajmi padyshim se i ishte gëzuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili kishte falënderuar deputetët që Pallatin ia kaluan në administrim Komunës së Prishtinës.

“Faleminderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës “, ka thënë Ahmeti.
Shtuar më 20/10/2018, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori