Zonat që duhet të kenë kujdes, stuhia që po godet Europën, sinoptikania tregon a do të vijë në Shqipëri

Një stuhi e fortë po godet Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri.

Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja tha se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.

“Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës . Fundjava duet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipërua është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore”- tha Porja.