Edhe për dy mandate vendet e rezervuara për pakicat
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh ministri i Administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petroviç tha sot se Parlamenti i Kosovës ashtu siç i kanë votuar ndryshimetpakon ligjore që ka përmbyllur mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ashtu do të do të votojë edhe ndryshimet kushtetuese për këtë proces.


Pas takimit me shefat e Quinit, Petroviç tha se shembull i përkrahjes së këtij procesi është në seancën e fundit të Kuvendit ku minoritetet kanë votuar pakon ligjore.

“Nëse ju kujtohet në mbledhjen e fundit të kuvendit ne kemi pasur disa amandamente që nuk kanë pasur përkrahjen e komisionit dhe të përfaqësuesve të minoriteteve që është e paraparë me kushtetutë, ne sigurisht që e kemi shfrytëzuar këtë të drejtë që kushtetuta na mundëson kështu që në fund kishim situatën që votuam për paketën e plotë”, tha Petroviç. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori