Edhe palestinezët kundër hapjes së ambasadave të Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem
Pas
Ligës Arabe, edhe Qeveria e Palestinës ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën
vendim për të hapur Ambasadat e tyre në Izrael.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ky
vendim është i pajustifikuar dhe agresion i qartë
kundër popullit palestinez.
Ministria i ka bërë thirrje dy shteteve që të tërheqin "vendimet e tyre të padrejta", raporton mediumi kinez Xinhua.
Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga ana e
Ligës Arabe si dhe nga Turqia.
Në një
reagim të lëshuar dje, sekretari gjeneral i
Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, kritikoi ashpër Kosovën dhe Serbinë për vendimin e tyre, duke thënë se të njëjtat kanë vepruar
kundër ligjit ndërkombëtar
Shtuar më 06/09/2020,
ora 11:25