Edhe pa shkollë, edhe diplomatë!
Kur je njeri me fat nuk ka ç,të duhet diploma universitare apo specializime të ndryshme profesionale. Kështu ka ndodhur me Leonita Harxhin, e cila ka kaluar nga asistente në Ambasadën e Kosovës në Bruksel në statusin e zëvendëskosullit.

Harxhi, e cila është motra e bashkëshortes së ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut, tashmë mban pozitë diplomatike. Ajo ëahtë e martuar një shtetas belg mban shtetësinë e këtij vendi.

Por duke qenë se Harxhi është pa shkollë të lartë, Ministria e Punëve të Jashtme,me këtë vendim ka shkelur edhe ligjet e shtetit të Belgjikës, gjegjësisht ka shkelur praktikat e pranuara përgjithësisht të shtetit belg për mosdhënie të statusit të diplomatit, personave me shtetësi belge, shkruan gazeta Zëri.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel, ka marrë vërejtje nga autoritetet belge për këtë shkelje. Kjo letër ia kujton Kosovës përmes ambasadës së atjeshme se asnjë shtetas belg nuk mund të jetë staf diplomatik në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Të gjithë janë në dijeni të këtij rasti por askush nuk flet, madje as zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori