Zyrtarët e Bashkimit
Evropian në Bruksel shprehen për
Beta se, mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë dialog edhe nëse nuk arrihet marrëveshja për veriun.
Bashkimi
Evropian është në pritje të përgjigjes dhe propozime
konkrete të Prishtinës dhe
Beogradit rreth veriut të Kosovës në mënyrë që formuloj një përfundim, raporton
Beta.
Propozimet të cilat delegacionet e Prishtinë dhe
Beogradit i kanë vënë në tavolinën e bisedimeve në disa pika janë përgjithësuar, dhe siç është thënë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton të martën pret përfundime
konkrete, në mënyrë që të mund të sjellë konkluza dhe të mendohet se si të hartohet raporti të cilin se bashku me Komisionin
Evropian do t’ia paraqes kah gjysma e muajit Këshillit të ministrave të BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013,
ora 16:02