Edhe një zyrtare e BE-së ia përmend ministres luftimin e korrupsionit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë takimit ministror në Vjenë, ka takuar sekretaren e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, Karoline Edtstadler, me të cilën diskutoi për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimin fqinjësor në kuadër të procesit integrues.

Hoxha ka siguruar sekretaren e shtetit se reformat që po ndërmerren janë në funksion të Agjendës së Reformave Evropiane, ku në fokus janë fuqizimi i sundimit të ligjit dhe reformat ekonomike.

Ndërsa, Edstadler ka theksuar se po i përcjellin me vëmendje veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fushë, dhe është me rëndësi që kjo çështje të luftohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e institucioneve, me theks të veçantë kur rrezikohet siguria dhe paqja.

Ajo ka diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, duke theksuar se Kosova është duke ecur rrugës së duhur në këto procese dhe ofroi mbështetje për këtë.
Shtuar më 14/05/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori