Edhe një institucion tjetër heq dorë nga greva
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot, 7 shkurt 2019, është ndërprerë greva 13 ditëshe e Inspektoratit Shëndetësor.

Sipas MSH “ky Inspektorat ka rifilluar sot me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive sikur më parë”.

Ndër të tjera Ministria thekson se “Rëndësia e punës së këtij Inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtoj dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë.”


Shtuar më 07/02/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori