Edhe një 16-vjeçar ishte nisur për në luftën e Sirisë
Pëlqej
Një 16-vjeçar nga Vitia e kishte braktisur shkollën, për të ikur në luftën e Sirisë, por se është ndalur në aeroport.

Djaloshi nuk ka patur prindër, por jetonte vetëm me gjyshen dhe me motrën.

Gjithashtu, jetonte në kushte të vështira ekonomike, raporton Kosova Sot.

Më 5 gusht 2014, 16-vjeçari nga Vitia është zënë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga forcat e policisë, të cilat gjatë kontrollit kanë dyshuar rreth të riut.

KY është një rast që tregon se edhe fëmijëat janë dashur të përfshihen në luftërat që po zhvillohen në shtetet e Lindjes së Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori