Moderatorja shqiptare zbulon “sherrin” në familje për qenin e saj: I them hajde te mami

Orinda Huta, në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ka folur për dashurinë që ka ndaj kafshëve. Moderatorja shpjegoi se vajza e saj, Atara është shumë e lidhur me qenin e saj, Rubi dhe kanë një marrëdhënie të veçantë. Ajo shtoi se Rubi bëhej xheloze për Atarën por kjo tashmë ka kaluar.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë.”, tha ajo. Megjithatë, Rubi nuk është qeni i parë që ka mbajtur Orinda dhe Turi. Ata kanë pasur dhe dy qen endacakë të sëmurë.

Dyshja e njohur u kujdesën për këta qen derisa gjetën familje adoptuese. Ajo kujtoi një moment ku familjarët nuk ishin dakord për të marrë qen dhe madje situata doli pak jashtë kontrollit.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Orinda, si e shmangët atë shprehjen ju, “do na qelbë shtëpinë”.

Orinda Huta: Tani, dëgjo ne e kemi pasur herë pas here edhe para se të vinte Atara, edhe me mamatë.

Aldo: Ky është halli, ky.

Orinda Huta: “Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thoshin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë.

Aldo: E di çfarë po mendoj Orinda? Po mendoj që del lajmi, që del e prerë, e ke parasysh nga ato 30-sekondëshet: Turi përzë mamanë për…

Orinda Huta: Mamaja po qesh.

Aldo: E di, pastaj kur e sheh të shkruar se si duket.