Ndotja e
ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivel të rrezikshmërisë për shëndetin e
qytetarëve. Sipas matjeve zyrtare, me nivelin më të lartë të ndotjes së
ajrit po përballet Prishtina, pasuar nga qyteti i Gjilanit, Mitrovica dhe Drenasi.
Matjet online që po bëhen nga Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës dhe Ambasada Amerikane tregojnë që ndotja e
ajrit në periudha të caktuara kohore, kryesisht në
mëngjes dhe
mbrëmje kalon mbi vlerat e lejuara.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike në Kosovë iu ka bërë thirrje
qytetarëve që t’i reduktojnë daljet në qytet dhe të mos i hapin dritaret për ajrosje të dhomave në
mëngjes dhe
mbrëmje.
Era Pireva, zëdhënëse në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë
Publike thotë për Radion Evropa e Lirë se ky institucion ka vënë edhe rekomandime dhe këshilla shëndetësore për popullatën.
“Masat individuale që duhet të ndërmarrë popullata përveç tjerash janë që personat, të cilët pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë, të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall…”.
Shtuar më 16/11/2018,
ora 08:49