Edhe ndërhyrja në Kosovë nuk u pëlqye, por ishte gjëja e duhur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama duke folur për ndërhyrjen ushtarak në Siri, ka përmendur edhe ndërhyrjen që u bë në Kosovë.

Sipas tij, edhe ndërhyrja në Kosovë nga SHBA-të dhe ndërkombëtarët nuk ishte e pëlqyeshme por që rezultoi e suksesshme.

“Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë në 1999 fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Obama pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg.

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i mbyllin sytë ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri.

Këto komente ai i ka bërë pas kthimit në vend nga samiti i G20-ës në Rusi, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje ndërkombëtare për një ndërhyrje ushtarake në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori