Edhe Naim Tërnava kërkon rritje të pagave
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të zgjidhet statusi juridik i bashkësive fetare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Tërnava ka theksuar se pa arsye është duke u zvarritur statusi juridik i bashkësive fetare.

Ai ka thënë se draftiligji i cili tanimë është në Kuvend nuk u jep zgjidhje bashkësive fetare, megjithatë ato i vë në kuadër të ligjit.

Tërnava ka pohuar se duhet të gjendet zgjidhje që imamët dhe nëpunësit e BIK-ut të kenë pagë të pranueshme edhe të dinjitetshme.
Shtuar më 14/06/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori