Edhe Mustafa përfshihet në debatin e lidhjes së Haxhi Shalës me këngëtaren
Drejtori i Telekomit, Agron Mustafa ka reaguar ndaj gruas së Haxhi Shalës pasi kjo e fundit tha se në vendin ku aktualisht punon (PTK) , ia kishte përgjuar të gjitha bisedat vajzës që besohet të ketë pasur një aferë me burrin e saj, deputetin e Nismës.

Anxhelina, vajza që i ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale ku pretendon se me Haxhi Shalën ishte që prej kohësh në një lidhje, ka pasur edhe një konfrontim jo verbal me gruan e deputetit.

Kjo e fundit në bisedat që i kishin ndarë me njëra tjetrën i ka thënë Anxhelinës se i ka përgjuar të gjitha bisedat që ajo i ka zhvilluar me burrin e saj Haxhi Shalën.

Por se bisedat mund të përgjohen në Postë, ka reaguar drejtori i kësaj kompanie.

Reagimi i Agron Mustafës:

100% eshte siguria e komunikimeve nepermjet Telekomit te Kosoves. Vetem policia e Kosoves nepermjet autorizimeve dhe vendimeve gjyqesore mund te kerkoje ndonje informate nga Telekomi.

Mund te jete brengosese nga te gjithe kur lexojme mesazhe te tilla, sidomos nga ata qe pretendojne se kane qasje ne infrastrukturen e Telekomit ne menyre te paautorizuar, vetem pse jane punetore te Telekomit!!!

Totalisht e pasakte dhe nuk qendron.

Komunikimi eshte i sigurt teresisht. Nuk duhet te kene as edhe te vetmin shqetesim, te gjithe ata qe komunikojne nepermjet Telekomit.
Shtuar më 19/09/2017, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori