Edhe ministria përgjegjëse në degradimin e arsimit
Pëlqej
Probleme të shumta po e përcjellin arsimin në Kosovë, por ndër më kryesoret vlerësohet të jetë cilësia në nivel të ulët.

Në arsimin parauniversitar sfidë këtë vit shkollor pritet të jetë zbatimi i kurrikulës së re me tekste të vjetra, testi “PISA 2018”, tekstet shkollore me gabime të shumta e shumë probleme të tjera.

Problem ndonëse tash e shumë vjet konsiderohet të jetë politizimi i sistemit arsimor që shihet si një ndër shkaktarët kryesorë për gjendjen e rënduar në arsim.

Por, problem shihet edhe provimi i maturës ku për shkak të manipulimeve është e vështirë të dihet gjendja reale.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është duke vepruar ngadalë edhe në përgatitjet për testin “PISA 2018”, ku deri tani është formuar vetëm një komision, i cili pritet që në fund të vitit të nxjerrë raport me gjetjet se çfarë duhet të ndërmerret./koha.net
Shtuar më 04/09/2017, ora 07:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori