Edhe Milaimi nxjerr një mendim se kush e vuri taksën ndaj Serbisë
Deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se taksën 100% ndaj Serbisë e vendosën Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli, e jo kryeministri Haradinaj.

Mirëpo, Zeka ka thënë se i pari që vuri sanksione ndaj Serbisë dhe Bosnjës ishte ministri Bajram Hasani.

Postimi i plotë:

Cila eshte e verteta per taksen ndaj Serbise?


Presidenti Thaçi, sonte, ne nje prononcim tha se idea per taksen 100 perqind “ka ardhur nga Enver Hoxha dhe eshte perkrahur nga kryetari PDK-se, Kadri Veseli”! Krejt kete deklarate Presidenti e ka bere per t’ iu pergjigjur ministrit Shala, i cili poashtu mori meritat mbi vete rreth taxes.

Por une e di nje te vertete krejt tjeter. I pari njeri qe vuri sanksione ndaj Serbise dhe Bosnjes ishte ministri Bajram Hasani, i cili ne radhe te pare nuk u perkrah nga partia e tij Nisma e pastaj as nga PDK-ja, dhe mbaj mend qe kryeministri Haradinaj, i ndodhur perpara nje presioni nga aleatet e koalicionit, u detyrua ta shfuqizonte masen e ndermarre nga Hasani.

Si deputet e pata mbeshtet ish ministrin, por te “medhenjte” mendonin ndryshe, ngase kishin interesa te tjera.

Tani, besoj qe edhe barinjet e malit e dine, se ne çdo shtepi ka nje zot shtepije i cili vendos per propozimet e meshkujve te asaj shtepie. Ne rastin tone konkret, deshem apo nuk deshem me pranu, jane tri merita te padiskutueshme te Kryetarit te Qeverise te Kosoves, Ramush Haradinaj:

1. Formimi Ushtrise te Kosoves

2. Taksa 100 perqind

3. Komunikimi I qarte me Fredrika Mogerinin, te ciles i tha se e ka humbur kredibilitetin per t’i udhehequr bisedimet!

Keto jane faktet, te gjitha deklaratat e tjera jane marketing politik i partive dhe individeve te ndryshem brenda tyre.
Shtuar më 08/01/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori