Edhe liderët serbë kundër EULEX-it
Pëlqej
Duket se jo vetëm qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë "pakënaqësi" kundër misionit të EULEX në Kosovë.

Edhe liderët lokalë serbë në veri të Mitrovicës ngjan të jenë të pakënaqur nga EULEX-i.

Kryetarët e komunave veriore, ata të organeve të përkohshme dhe kryeshefi i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, në një takim të përbashkët që kanë mbajtur në Mitrovicë, të mërkurën, kanë kërkuar nga misioni i EULEX-it dhe bashkësia ndërkombëtare që “edhe për serbët të vlejnë të drejtat e njëjta në zbatimin e ligjit”.

Sipas tyre, serbët nuk kanë të drejtat e duhura në Kosovë dhe se ndihen të diskriminuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori