Paralajmërim? Xavi: Rikthimi i Messit është i pamundur tani për tani

Tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandes ka folur para ndeshjes me Juventusin në Dallas edhe për Messin dhe rikthimin e tij të mundshëm në “Camp Nou”, gjë e cila është përfolur shumë ditët e fundit.

Xavi është munduar të mos fokusohet shumë të argjentinasi duke u shprehur se ai është një lojtari i PSG-së  dhe tani për tani është e kotë të flasësh për të, por nuk e ka mbyllur derën për të ardhmen.

“Kthimi i Messit? E pamundur. Ai ka një kontratë me PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe në histori, por nuk ka kuptim të flasim për të tani,” deklaroi ai.

“Presidenti Laporta ka thënë tashme se ne të gjithë shpresojmë që historia e tij me Barcelonën të mos mbarojë. Do ta shohim në të ardhmen, por tani është koha të flasim për lojtarët tanë”, shtoi ai./albeu.com