Do transferohet te Juventusi? Më në fund Firmino flet rreth “thashethemeve”

Juventusi po kërkon me ngul Roberto Firminon, pasi kërkon të përforcojë repartin e sulmin, teksa dëshiron një “partner” për Dusan Vlahovic.

Pas deklaratës së Jurgen Klopp, që braziliani është zemra dhe shpirti i ekipit, tashmë vjen edhe reagimi i vetë sulmuesit të “The Reds” për të ardhmen e tij, teksa ka sqaruar “thashethemet”.

“Jam shumë i lumtur te Liverpuli. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu, duke luajtur për një klub me lojtarë të mëdhenj dhe të fitoj tituj. Dëshira ime është të qëndrojë. Jam i lumtur këtu dhe kjo është e gjitha që mund të them. Dua të qëndrojë këtu”, ishin fjalët e brazilianit për mikrofonat e “TNT Sport”.