Edhe familjarët kundër ekstremistëve
Pëlqej
Shumë nga familjarët e të akuzuarve për "terrorizëm" kanë ndihmuar policinë me informata lidhur me rastin e personave që u arrestuan, pasi dyshohet se kanë shkuar në Siri dhe në Irak.

Mësohet se këta familjarë që kanë dëshmuar kundër personave të afërt të tyre, më së shumti i kanë akuzuar familjarët se kanë ushtruar trysni mbi ta, duke iu imponuar ide radikale.

Të dhënat e prokurorirë janë të tilla,që dëshmojnë se të arrestuarit tashmë nuk kanë patur marrëdhënie të mira me familjarët e tyre.

Personat e arrestuar do të përballen me akuzën "vepra penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës"./albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori