Ashpërsimi i gjuhës së sekretarit të përgjithshëm të PDK-së,
Jakup Krasniqi, në raport me bashkëpartiakët e tij që mbajnë pozita të larta në ekzekutivin e vendit, duket se iu ka dhënë “zemër” edhe anëtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.
Flora
Brovina, njëra nga femrat më me ndikim në PDK të shprehet e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet
partia më e madhe në vend. Duke iu bashkuar kritikave të
Jakup Krasniqit, dhe të nënkryetarit Fatmir Limaj,
Brovina ka thënë se,
Partia Demokratike e Kosovës në shumë segmente ka devijuar nga rruga e drejtë, shkruan Zëri.
“Kur flas për PDK-në, flas edhe për shumicën e partive, që kanë nevojë për një demokratizim të brendshëm, dhe një komunikim partiak më të madh në mes të anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve në baza. Kjo vlen edhe për PDK-në”, thotë
Brovina. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012,
ora 10:14