Edhe asambleisti i AAK-së është rehatuar me një punë në shtet
Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fadil Gashi është emëruar si këshilltar i kryeshefit të kompanisë publike “Pastrimi”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë, vet kryshefi i kësaj ndërmarrje, Burim Kelmendi.

“Po është këshilltar imi dhe e kam angazhuar me kontratë mbi vepër deri sa të ndërrohet rregullorja, sepse parimisht këshilltari emërohet edhe është valid deri në mandat të drejtorit”, tha për Gazetën Jeta në Kosovë, kryeshefi Kelmendi.

Gashi është emëruar këshilltar i kryeshefit më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Fadil Gashi, gjithashtu është edhe këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi dje për punësimin e djalit të deputetit Muharrem Nitaj, gruas së deputetit tjetër të AAK-së, Shkumin Demaliaj, të afërmes së deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, gruaja e ish komandantit të UCK-së, Sabit Geci si dhe aktorja Shota Bajraliu.
Shtuar më 20/03/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori