Edhe Amerika e mbështet arrestimin e imamëve
Pëlqej
Pas presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, edhe ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me arrestimet e imamëve.

Ambasadorja tha se mbështet autoritetet në këtë aksion policor në luftën "kundër radikalizmit dhe ekstremizmit fetar".

“Edhe njëherë, e përgëzojë Kosovën për qasjen e saj proaktive kundër luftëtareve të huaj dhe ekstremizmit”, tha Ann Jocobson.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar sot 14 persona nën dyshimin për kanosje të sigurisë së shtetit, mes të cilëve 13 imamë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori