Tragjike/ Dadoja lejon djalin e saj të abuzojë me 4-vjeçarin, si u zbulua pedofili nga pikturat e vogëlushit

Një ngjarje pedofilie ka tronditur Greqinë orët e fundit. Bëhet fjalë për një rast abuzimi të një djali 4-vjeçar nga një djalë 28-vjeçar.

Ky i fundit është futbollisti i tretë i Kombëtares dhe ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e djalit, ku ajo punonte si dado.

Ngjarja rëndohet akoma më shumë pasi nëna e pedofilit ka qenë në dijeni, pasi ka qenë dadoja e vogëlushit, ndërsa e ka mbuluar të birin që mos të zbulohej.

Por 52-vjeçarja jo vetëm e mbuloi të mos zbulohej, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente.

Prindërit e 4-vjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij. Më pas, ata iu drejtuan një specialisti i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë vera e vitit 2021 kur babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit 52-vjeçaren dhe djalin e saj për abuzime me djalin e tij 4-vjeçar. Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël.

Kujtohet se informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.

Rasti është bërë publik nga kampionia olimpike Sofia Bekatorou gjatë një informimi mbi rastet e regjistruara në platformën e Rrjetit Evropian kundër dhunës dhe përfshihet në mesin e 200 dëshmive të tjera të abuzimit. Megjithatë, hetimi i policisë për këtë rast konkret ka vijuar që nga fundi i vitit 2021.

“Dadoja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijës që ai të mos fliste. Më në fund ferri i djalit të vogël ndaloi kur ai u shpreh përmes pikturës dhe përshkroi gjithçka që ndodhte në shtëpi dhe përfshinte si dadon ashtu edhe djalin e saj të keq. Pas vizatimit të parë, fëmija është ekzaminuar nga psikiatër me përvojë dhe ankesa është bërë pranë autoriteteve”, theksoi Sofia Bekatorou.