E vrau me 7 plumba, kapet pas 26 vitesh vrasësi i Agron Marmullakut
Pas 26 vjetësh në arrati, Pjetër Gojani, sot është kapur nga Policia e Kosovës.

Gojani akuzohet se në korrik të vitit 1991, në Klinë ka vrarë Agron Marmullakun, si dhe ka plagosur rëndë Haxhi Berishën.

I arrestuari dyshohet se kishte kryer vrasjen më paramendim.

I ndjeri Agron Marmullaku, ditën e vrasjes ka qenë duke hyrë ne restorantin “Fontana” në Klinë që ishte afër zyrës së tij.

Pasi doli nga automjeti dhe u fut në tarracën këtij restoranti, Gjoni e goditi me shtatë plumba prapa shpinës. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori