E vrau burrin me kallash, dënohet me 7 vjet burg
Pëlqej
Besiana Veseli u dënua me 7 vjet burg, pasi ka vrarë burrin me kallash AK-47.

Ajo akuzohet se ka qëlluar drejt bashkëshortit të saj, M.J., duke e lënë të vdekur në vend.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjyqtari Florent Latifi shpalli vendimin për të akuzuarën Besiana Veseli, raporton Kallxo.com.

Pala mbrojtëse u shpreh se ngjarja ka ndodhur në rrethana cilësuese dhe se e pandehura ka qenë në gjendje të rënduar mendore.

Sipas saj, bashkëshorti i vrarë tashmë i kishte qëlluar me shpulle vajzës nga martesa e përbashkët mes tyre.

Gjyqtari Latifi pas shpalljes së vendimit tha se palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi gjatë 15 ditëve të ardhshme./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori