Nga LSI në Partia e Lirisë, Meta rrëfen nga u frymëzua për këtë ndryshim

Ish-presidenti Ilir Meta ka treguar se nga u frymëzua për ndryshimin e emrit të LSI në Partia e Lirisë.

Meta tha se emri i ri i partisë ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 Marsit.

Komentet Meta i bëri në një intervistë për News 24.

Sipas ish-kreut të shtetit, kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit

“Sepse këtu është kërcënuar liria, kryeministri thotë e di se çmendoni,. Patronazhistët dinë çdo gjë që bëni ju dhe mendoni ju. Nuk po flasim për tendera sekrete e transparencë, as për përndjekjen politike që ndodh çdo ditë me dhjetëra mijëra gjoba që i vihen qytetarëve. Janë vënë në diskutim serioz të drejtat e liritë e qytetarëve.

Emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit, i cili jo detyrimisht do ta gjejë veten këtu, por kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit”, është shprehur Meta./albeu.com/