E vërteta se kush i bashkoi në këtë fotografi Thaçin dhe Vuçiçin me Merkel
Pëlqej
Dje u mbajt në Sofje samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit shërbeu për afrimin e mëtejshëm të këtyre vendeve me BE-në por edhe uljen e tensioneve në rajon.

Ndërkaq bëri bujë edhe një fotografi e Merkel me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç. Por meritat për këtë foto dhe takimin 1 minutësh e ka kryeministri bullgar Boyko Borissov,shkruan albeu.com.

Pas fiksimit të Fotografisë Familjare liderët filluan të hynin përsëri në sallë. Ndërsa Vuçiç dhe Merkel po ecnin sëbashku menjëherë i ndali kryeministri bullgar. Pas kësaj i tha Merkelit disa fjalë dhe menjëherë thirri edhe Hashim Thaçin të shkonte pranë tyre. Pasi erdhi Thaçi, kryeministri bullgar u distancua pak ndërsa Merkel bisedoi 1 minutë me ta dhe qëndruan edhe për tu fiksuar në fotografi.

Normalisht ky është një veprim i mirë duke dhënë një mesazh paqeje./Ervin Shkulaku-Albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori