Interi dhe Bayerni akoma më pranë shkëmbimit të bujshëm

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic mund të bëjë një lëvizje të befasishme duke u transferuar drejt Bayern Munchen.

Sipas “Calciomercato”, klubi i Interit dhe Bayern Munchen janë drejt finalizimit të marrëveshjes së shkëmbimit mes Marcelo Brozovic dhe Corentin Tolisso.

Sipas medieve italiane, kroati dëshiron të largohet nga Nerazzurrët, ndërsa kampioni i Bundesligas është një opsion real.

27-vjeçari Brozovic është pjesë e zikaltërve që nga viti 2015 kur u transferua nga Dinamo Zagrebi.


Shtuar 28.07.2020 15:02