E vemja komunë në Kosovë që nuk ka shënuar raste të COVID 19
Komuna e Junikut nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID-19, teksa qytetarët obligohen të përdorin maska.

Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e Pandemisë, duke u vetëizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojn raste të të infektuarve me COVID-19.

Gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 Mars janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjellur nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen.

Rasti i konfirmuar pozitiv me COVID-19 i një personi që është khyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasi familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gadishmërin të vetëizolohen edhe pse nuk shfaqin asnjë simptomë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disciplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasiqë respektimi i masave mbrojtëse do i’u mbajë të shëndetshëm, bën apel komuna.

❗️Respekto distancën
❗️Kurse stigmatizimin, trego kujdesin
❗️Repekto masat mbrojtëse, qëndro i shëndetshëm
❗️Kujdes po, Panik jo

Shtuar më 30/06/2020, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori