E turpshme! Ja si tallet motra e ministrit Blerand Stavileci me emigrantët
Ndërsa shumë kosovarë po ikin jashtë Kosovës për të mundësuar së paku ekzistencën, motra e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci është tallur me emigrantët.

Sipas saj, populli i Kosovës “e meriton të vuajë në këtë mënyrë”.

Ja çfarë shkruan Donika StavileciFacebook

“Kjo është taman qajo që e lyp populli jonë dembel!. Mi ju jep me honger hazër, me flejt e me nejt kallaballak, me lujt me letra ton ditën, me flejt ditën… zgatjav zot!!! Qikjo o qajo “një jetë më e mirë” për ta, veç mos me punu naj sen, ose, ose mi bo sheaf, se punë tjera nuk pranojnë! Se mos tflas për që nuk e zotojnë asnjë gjuhë të huaj e menojnë që mujnë me mrri diçka!!! Po vec hajt se dola valla… se ktu s’ka kurgjo. Po s’ka pra, s’ka se vet I keni fajet, çfare jemi, qashtu edhe e kena jetën dhe kushtet”, ka shkruar ajo në Facebook./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori