E tmerrshme, Vetëvendosje lufton që Kosovës të mos i liberalizohen vizat
Pëlqej
Deputeti i Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është duke lobuar kundër liberalizimit të vizave.

Zeka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregon një skandal siç e quan ai, i cili ka ndodhur dje para ambasadores holandeze.

Ai thotë se, dje në takimin e Komisionit për Integrime Evropiane kanë argumentuar pse qytetarët duhet të udhëtojnë pa viza, kurse shton se, përfaqësuesja e LVV-së, filloi të i thoshte ambasadores holandeze se në Parlament nuk kaloi Ligji Antimafia.

E pas kësaj, Zeka thotë se ka reaguar së bashku me deputetin Ilir Deda, duke i thënë ambasadores se ligji në fjalë nuk ka kaluar për shkak të LVV-së, e cila nuk ka qenë në sallën e Kuvendit.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë të Milaim Zekës:

LVV po lobon kunder liberalizimit te vizave

Skandali perpara ambasadores holandeze

Dje, ne takimin e radhes, Komisioni per Integrime Europiane, kemi pasur rastin qe te takohemi me ambasadoren e Holandes. Te gjitha partite kemi qene unike ne qendrimet tona, kukulla kukullat kemi argumentuar pse qytetaret e Kosoves duhet te udhetojne pa viza.

Per habine e te gjitheve, perfaqesueseja e LVV filloi t'i thoshte ambasadores: “A e shihni se si nuk kaloi ne Parlament Ligji Antimafia?!”

Reaguam une dhe deputeti Ilir Deda, duke i thene ambasadores se ai ligj nuk ka kaluar per shkakun se LVV nuk ka qene ne sallen e Kuvendit, edhe se nuk eshte teme diskutimi çeshtja e punes te Kuvendit.

Kam degjuar ne te kaluaren akuza se LVV po lobon kunder liberalizmit, po te jem i sinqert kurr nuk kam besuar. Dje kam qene deshmitar dhe sinqerishte jam shokuar!!!
Shtuar më 16/10/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori