E therr me thikë, thotë se lufta e ka lënë me trauma
Pëlqej
Një 27-vjeçar ka therrur me thikë një person po të shtetësisë kosovare, 34-vjeç dhe vetëm nga fati viktima nuk ka ndërruar jetë.

Akuza që i është ngritur 27-vjeçarit në gjyq është ajo e "tentativës për vrasje".

Agresori është Bujar H., ndërsa viktima Xhevdet K, shkruan Albinfo.

B.H në seancën gjyqësore e ka pranuar se e ka therrur bashkëatdhetarin e tij, XH.K, por se e ka bërë këtë gjë, pasi ëhstë provokuar nga sjellja e 34-vjeçarit.

I pandehuri në gjyq ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur edhe për shkak se "lufta e ka lënë me trauma, pasi ka parë mizori nga forcat serbe".

Më tej, ka thënë se nga jeta që ka zhvilluar është bërë i dhunshëm. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori