E rrëmbyen gabimisht nga Kosova, por duke qenë se e kishin aty gjykata i jep 8 vite burg mësuesit turk
“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.

Kjo bisedë e zhvilluar vitin e shkuar në kolegjin e Gjakovës mes mësuesit turk dhe pjestarëve të policisë së Kosovës dhe AKI-së nuk e ndaloi rrëmbimin dhe dërgimin e tij në Turqi edhe pse nuk ishte i njëjti person.

Mirëpo, edhe pse u dëguar gabimisht në Turqi dhe nuk kërkohej nga autoritetet atje, duke qenë se shkoi, gjykata e Stambollit e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar madje edhe me burg.

Kështu, siç raporton AA, mësuesi i kimisë Hasan Hüseyin Günakan i rrëmbyer përmes një operacioni të shërbimeve sekrete turke në Kosovë është dënuar sot me tetë vite e një muaj burg me akuzën "për pjesëmarrje ne organizatë terroriste".

Rrëmbimi i gjashtë mësuesve turq shkaktoi tërmet në Kosovë dhe Kuvendi ngriti komision hetimor duke thirrur aty edhe Presidentin Thaçi, i cili dyshohet se pati rol kryesor nga pala shqiptare. /albeu.com
Shtuar më 28/01/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori