E rreh gruan me grushta në stomak, vret foshnjen në bark
Pëlqej
Policia është informuar sot rreth orës 08.00 se në Suharekë, një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj, aq sa ka dështuar fëmijën e saj vetëm 5-muajsh.

Hetuesit e rastit kanë thënë se burri dhe gruaja kanë patur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, çka ka sjellë më tej edhe dhunën.

Dyshohet se burri e ka goditur gruan me grushta në stomak, e për pasojë ajo ka humbur fëmijën që mbante në bark.

Prokurori i çështjes ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të bashkëshorit të dhunshëm. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori