E rëndë, nëna e lind dhe braktis foshnjen në Pejë
Një bebe është braktisur të hënën nga nëna e saj. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku gjatë kontrollës së foshnjës ajo ka ikur.

Dyshohet se doktorëve u ka dhënë identitet të rrejshëm, megjithatë të gjitha veprimet e saj janë filmuar nga kamerat e sigurisë së spitalit përmes së cilave policia dhe prokuroria po shpresojnë që të ja zbulojnë sa më shpejt identitetin, nënës që nuk e deshi foshnjën e saj.

Ajo kishte bërë një plan të mirëfilltë për braktisjen e fëmijës së saj, të cilin e kishte lindur vetëm pak ditë më parë.

Pasi nëna e ka braktisur foshnjën, stafi i spitalit e ka njoftuar policinë, ndërsa beben e kanë dërguar në QKU.

Numër jo i vogël i foshnjave braktisën brenda një viti në Kosovë. Ndër shkaqet kryesore që këto nëna të reja braktisin fëmijët janë kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe mospajtimi mes çiftit dhe familjes së vajzave për t’i mbajtur këta fëmijë.

Ndërsa, muajin e kaluar, një nënë nga Prizreni ka bërë një veprim edhe më të rëndë se braktisja, pasi ka lindur në shtëpi dyshohet se e ka mbytur me rroba foshnjën e saj. Ajo është arrestuar dhe gjykata i ka caktuar paraburgim.
Shtuar më 22/05/2019, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori