E rëndë në Zvicër, shqiptari plagos keq gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën që kaloi në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër.

Kjo pasi një 32 vjeçar shqiptar ka sulmuar me thikë në fyt gruan e tij.

kanë qenë fqinjët ata që janë trembur nga zhurmat dhe kanë lajmëruar policinë.

Bëhet e ditur se i përfshirë në këtë rast është një mashkull 32 vjeçar kosovar i cili e ka goditur me thikë në fyt gruan e tij.

Gruaja 28 vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj.
Shtuar më 20/11/2019, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori