Një grua është gjetur e varur në kulmin e shtëpisë të premten e 1 nëntorit në
Prizren.
Rasti është raportuar në polici nga vjehrra e
viktimës, teksa
rasti ka ndodhur në fshatin Kushnin të Prizrenit, shkruan lajmi.net.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësitë relevante, shkruan lajmi.net.
“Me datë 01.11.2019 rreth orës 11:30 jemi informuar për vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Kushnin-
Prizren. Trupi i pajetë i një gruaje Kosovare/Shqiptare u gjet në kulmin e shtëpisë së
viktimës, nga vjehrra (dëshmitare), e cila e hoqi trupin e pajetë nga litari. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësit përkatëse, Hetimet Rajonale dhe ekipi mjekësor. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e
viktimës nga ekipi mjekësor”, kanë thënë nga Policia.
Rasti është cilësuar si “vetëvvrasje” teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Po ashtu,
rasti është duke u hetuar nga Njësi i Specializuar i hetimeve rajonale në
Prizren.
Viktima është e lindur në vitin 1981.
Shtuar më 05/11/2019,
ora 19:56