E qeshura e Tërnavës për Gëzim Kelmendin
Në ditëm e tretë të Bajramit të Madh, apo Fitër Bajramit, partia e Gëzim Kelmendit, ‘Fjala’, e ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës duke uruar kështu festën.

Kjo parti është pritur nga myftiu Naim Tërnava i cili dukej në humor në pritjen e përfaqësuesve të partisë së Kelmendit.

Ndërkohë një anëtar i partisë së Kelmendit nga fshati Fortesë i komunës së Rahovecit gjatë ditës së sotme ka pasur një postim skandaloz rreth vdekjes së babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Hoxha nga Rahoveci, Bedri Bytyqi ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët. Këtë qëndrim skandaloz, imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës.

Bedri Bytyqi, i cili nuk ka përfillur rregullat e Bashkësisë Islame, që imamët nuk duhet të bëjnë veprime që lëndojnë persona të tjerë.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!” “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.


Shtuar më 17/06/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori