E PLOTE/ Thaçi: Ushtrinë do ta bëjmë, kjo është punë e kryer
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se iniciativën për të shndërruar FSK-në në ushtri e konsideron të domosdoshme.

Në një konferencë të mbajtur për media, Thaçi ka thënë se përkundër deklaratave të SHBA-ve, NATO-s dhe Shteteve të Kuintit ky proces do të vazhdoj.

Ai pret nga deputetët e Kuvendit ta votojnë projektligjin e ri për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kjo është fjala e plotë e presidentit Thaçi:

Këtë iniciativë e konsideroj si të domosdoshme për avancimin dhe fuqizimin e rolit dhe detyrave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky ndryshim do të ndikojë në misionin dhe detyrat që do të marr FSK-ja, do të bëhet një ushtri moderne multietnike profesionale dhe e gatshme për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës.

Në këtë periudhë i gjithë spektri politik duhet të jemi të bashkuar për të përmbyllur me sukses këtë mision, e gjitha kjo varet nga vullneti i institucioneve tona.

Të gjithë akterët politik të përfshirë duhet të jenë në nivel të detyrës për përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Kosova nuk po bënë asnjë hap të papritur, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar, asnjë veprim antiligjor apo antikushtetues nuk po bënë asgjë që mund të konsideroj rrezik për paqen në rajon.

Realiteti dhe e vërteta në këtë proces është kjo. Shteti i pavarur i Kosovës thjesht po bënë një akt ligjor. Ne si institucione demokratike të shtetit të pavarur kemi vendosur që FSK-së t’i japim misionin dhe detyrat e një ushtrie moderne profesionale multietnike e cila do të jetë në gjendje për ta mbrojtur sovranitetin.

Nuk mund ta kontestoj askush nga parterët tanë perëndimor. E ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtoj Serbia duke thënë se themelimi i ushtrisë së Kosovës paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon. Serbia vazhdimisht po e thotë një gjë të tillë.

Në të njëjtën kohë Serbia nacionaliste e mbush hapësirën ajrore me aeroplan të dhuruar nga Rusia kjo po që është në kundërshtim me vlerat euroatlantike.

Aktualisht i vetmi kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon është rritja e ndikimit të Rusisë , bazat ushtarake të Rusisë në Serbi. Këtij kërcënimi duhet shtuar edhe kërcënimet terroriste, Kosova vazhdon të mbetet kampion në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

NATO të jetë e vetëdijshme për këto rreziqe konkrete dhe të mos shqetësohet për avancimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës pasi ajo është trajtuar pikërisht nga NATO dhe shtetet anëtarë të NATO-së.
Këtë e thash si një përgjigje ndaj sekretarit të NATO-së.
Vërejtja kryesore ishte gjoja se NATO e konsideron iniciativën tonë si një veprim i njëanshëm. Kjo nuk qëndron në asnjë rrethanë.

Deputetët e Listës Serbë kanë bërë të qartë se kurrë nuk do ta votojnë ushtrinë e Kosovës ky qëndrim është i udhëzuar dhe i urdhëruar nga Serbia.

Kosova është e pavarur sovrane dhe vendimet i marrim vet, Serbia është vetëm vend fqinj.

Këto janë të papranueshme sepse fati i Kosovës dhe ushtrisë sonë nuk guxon dhe nuk do të lejoj që të mbetet peng i vullnetit të Serbisë në asnjë rrethanë. Për më tepër si president qysh dje kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

I kam komunikuar vendimin tim dhe i kam bërë të qartë se FSK nuk paraqet asnjë kërcënim as për Serbinë dhe as për ndonjë shtet tjetër kudo në botë.

Kosova duhet të thellojë bashkëpunimin me NATO-n anëtarësimi në këtë organizatë është qëllimi kryesor i yni.

SHBA-të në asnjë rrethanë nuk e vënë në pikëpyetje të drejtën tonë legjitime themelimin e ushtrisë së Kosovës mirëpo duan që ky proces të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Asnjëherë nuk i kam ndalur përpjekjet për të bërë ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese. Deputetët serb janë zotuar dhe kanë qenë të gatshëm të votojnë mirëpo në bazë të rrethanave ka qenë e pamundur që FSK të bëhet ushtri.

Të gjithë ne si akterë kemi dështuar që t’i bindim deputetët e listës serbe për të votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Deputetët e listës serbe i binden vetëm urdhrave që vijnë nga Serbia. Ka qenë e pamundur të presim për ta.
Në rast se NATO dhe Shtetet e Kunitit kanë arritur t’i bindin deputetët serb për të votuar për ndryshimet kushtetuese do ta procedonim sot.

I kam kërkuar garanci NATO-s mirëpo askush deri më sot nuk ka mundur të garantoj një vot të deputetëve të listës serbe. Kam kërkuar miratimin e gjithë partnerëve tanë kjo nuk ka qenë një iniciativë e njëanshme.

Pasi qeveria ta jep vendimin e vet iu takon deputetëve që të marrin vendimin e merituar që FSK të transformohet në ushtri.
Jam i bindur që deputetët nuk do ta lënë Kosovën pa ushtri./Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori