Në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër ka
hedhur nga dritarja e automjetit pesë qese të vogla substancë të dyshuar
narkotike të llojit marihuanë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ku i
dyshuari ka
hedhur substancë
narkotike me peshë
totale 145 gramë.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar
substancën
narkotike, ndërkaq i
dyshuari ndodhet në arrati.
Shtuar më 12/02/2019,
ora 11:03