E paralizuan me lëng dhe i grabitën banesën, arrestohet të gjithë autorët
Policia ka arritur të arrestojë dhe autorin e katërt që ishte në kërkim për grabitjen e 76-vjeçarit në qytetin e Peqinit.

4 autorët e ngjarjes i kanë dhënë të modhuarit një lëng “paralizues” për kujtesën dhe më pas I vodhën banesën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallurkërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallurkërkim nga Komisariati i Policisë Peqin”- njofton policia.

Njoftimi

Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallurkërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallurkërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Ngjarja
Sipas deklaratave të të moshuarit Skënder Zeqiri, një çift bashkëshortësh rreth të 50-ve kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.
76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht. Pavarësisht kësaj, i moshuari është përpjekur që të bëjë rezistencë. Kjo i ka detyruar autorët që ta lidhin.
Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe kanë gjetur e marrë bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin dhe paratë i kishte të ardhurat nga aktiviteti prej shumë vitesh.
Dy autorët, pasi kanë përvetësuar shumën e parave, janë larguar duke humbur çdo gjurmë. Kur i ka ardhur kujtesa, i moshuari ka nisur të bërtasë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë hyrë në banesë, duke mësuar për ngjarjen dhe më pas kanë lajmëruar Policinë. Kjo e fundit ka dalë në një deklaratë për mediat 24 orë pas ngjarjes. Policia shpreson që të arrijë në identifikimin e autorëve përmes shenjave të gishtërinjve që mund të kenë lënë në banesë apo të ndonjë dëshmitari që mund t’i ketë parë duke hyrë apo duke u larguar nga banesa e 76- vjeçarit.
Shtuar më 18/05/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori