Grabitja e bankës në Malësinë e Madhe, arrestohen dy autorët e dyshuar

Pas disa ditësh kërkime, policia ka arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e një banke në qytetin e Koplikut. Burimet bëjnë me dije se të ndaluar janë dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ku autorët vodhën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra. Fillimisht u dyshua se grabitësit ishin amatorë, por më pas policia u bind se kishte të bënte më një plan të mirëorganizuar.

Grabitësit ishin të përgatitur, madje kishin informacion të saktë edhe për shumën e parave që ndodhej në sportelet e bankës./albeu.com