E pandershme të flitet për skandalet seksuale të VV-së në kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi tha se po tentohet të relativizohet kërkesa për interpelancë lidhur me gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Ai ka reaguar ndaj fjalës së Bilall Sherifit nga Nisma, duke e quajtur të pandershme të përmendet bari dhe abuzimet seksuale.

“Nuk e di pse po i drejtohen Vetëvendosjes, kur iniciativa ishte e tjetërkujt. Ne në Vetëvendosje kemi folur për tema tabu, qoftë edhe për ngacmime seksuale, por jo të keqpërdoren këtu në Parlament”, ka thënë Kurteshi.


Shtuar më 26/01/2018, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori