Para një jave deputeti i AKR-së Labinot
Tahiri, kishte thënë se do t’i gjuante pasaportat e tij dhe të familjes së tij nëse demarkacioni nuk kalon. Por ai
tash është luhatur në qëndrimin e tij për demarkacion
Ka thënë se ai nuk është më i sigurt nëse do të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Tahiri është një nga deputetët që ka qenë pro
Demarkacionit, por
tash ka thënë se nuk është më i sigurt, pasi kalimi i
demarkacionit po varet edhe nga votat e Listës Serbe, njofton Klan Kosova
“Deri sot kam qenë pro
Demarkacionit, por
tash nuk e di meqë nuk po varet vetëm nga vota shqiptare”, ka deklaruar
Tahiri.
albeu.com do të transmetojë minutë pas minute të rejat më të fundit.
Shtuar më 20/03/2018,
ora 18:09